Apple ka dizajnuar iPhone dhe iPad të cilët nuk do të përdorin çipet e Qualcomm raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi me iPhone e 2018-ës, por Apple ende mund të ndryshojë kursin deri atëherë.
Dy kompanitë janë përfshirë në një betejë gjyqësore lidhur me termat e licencimit të Qualcomm.
Qualcomm tha se për Reuters e ende ofron çipet për testimet e Apple me iPhone. Kompania shprehu angazhimin për pajisjet e Apple.
Të Hënën Wall Street Journal raportoi se Apple mund të braktisë çipet e Qualcomm. Analistët thonë se lëvizje e Apple nuk është diçka e papritur.
Edhe pse Qualcomm prej vitesh ka furnizuar Apple me modemë rrjetesh, në vitet e fundit Intel është bashkuar gjithashtu këtij biznesi fitimprurës.
Në 2015-ën Intel ble një kompani e cila do ti krijonte mundësinë për të zëvendësuar çipet e Qualcomm tek iPhone. /PCWorld Albanian