Apple sheshoi çdo dyshim në suksesin e iPhone X duke thënë se porositë për telefonin e 10 vjetorit të iPhone ishin të paparashikueshme.
Aksionet e kompanisë të cilat prej ditësh kanë rënë vazhdimisht që nga debutimi i telefonëve më 12 Shtator, u rritën thuajse me 3%.
Porositë e iPhone X filluan ditën e Premte. “Nisur nga përgjigja e parë, kërkesa e konsumatorëve ishte jashtë pritshmërive.”
“Ne po punojmë shumë në mënyrë që ky telefon revolucionar të mbërrijë në duart e çdo konsumatori që e dëshiron një të tillë dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” vijoi Apple.
Uebsajti i kompanisë thotë se dërgesat do të marrin 5-6 javë nga dita e porositë.
Telefoni mbërriti pas disa javësh spekulime dhe dyshime ngritur nga analistët lidhur me prodhimin e telefonit i cili për herë të parë zëvendëson formën e identifikimit me anë të shenjave të gishtërinjve me atë të teknologjisë së njohjes së fytyrës.
Analistët shpreheshin se prodhimi i iPhone kishte hasur probleme nga vështirësitë e prodhimit të komponentëve të Face ID. /PCWorld Albanian