Sipas disa raportimeve të fundit, Pitt mendohet se po del me aktoren 21-vjeçare britanike, madje që ka një ngjashmëri të habitshme me ish-bashkëshorten e tij.

In Touch pohon se Pitt është “i magjepsur” nga Purnell, madje edhe nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në aktrim.
“Brad është i magjepsur. Ai është i apasionuar pas interpretimit, sjelljes dhe bukurisë së Ella”, thotë burimi për In Touch.

“Është vetëm çështje kohe që ata të dy ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër”, theksoi burimi.

Pitt nuk është i vetmi që është i dashuruar. Sipas të njëjtit burim, edhe Purnell është gjithashtu e dashuruar: “Ella është e lumtur për të gjithë vëmendjen që ka fituar nga Brad. Ajo u ka thënë miqve se ai ka qenë gjithmonë i adhuruari i saj në listën e të famshmëve.”

Por, si ndihet Jolie rreth këtij lajmi të ri për ish-bashkëshortin e saj? Hollywood Life shkruan se ajo po “turfullon” nga zemërimi që Pitt po del me dikë më të re se ajo.
Duket se ka pak dramë në këtë histori?


















