Është ky këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili që në moshë të re talentin për muzikë e trashëgoi nga babai i tij Sabri Fejzullahu, transmeton Gazeta Express.
Ermali pas një sezone tejet të ngarkuar me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore, tani është përkushtuar të humbas peshën e tepërt.
Këtë më së miri keni pasur mundësi ta shihni përmes disa imazheve që ai ka publikuar në rrjetet sociale ku shihet duke u stërvitur në natyrë.
E së fundmi Ermalin e shohim pak më ndryshe. Në një video që ai ka publikuar në profilin e tij në Instastory, ai shihet duke ushtruar boks me një person tjetër.
Si duket Ermali e ka marrë shumë me seriozitet punën e stërvitjeve.
Sa i përket projekteve muzikore, kujtojmë se “VIP”, është projekti i fundit në bashkëpunim me grupin e njohur KAOS./Gazeta Express/

















