Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së, Florim Shala, të dielën, i cili deri tash, përveç se ishte anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues, ishte edhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Shala nëpërmjet telefonit i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.
“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala për KD-në.