Bajram Hasani: Votoni sot dhe vendosni për katër vitet e ardhshme të qytetit tonë

E publikuar: 22/10/2017 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani së bashkë me bashkëshorten e tij Arbeniten, kanë votuar rreth orës 10:00 në Gjilan.

Hasani është kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të komunës së Gjilanit.

“Unë dhe bashkëshortja ime, Arbenita votuam dhe përmbushëm obligimin tonë qytetar. Gjithçka ishte në rregull. Uroj që procesi të shkoj në rregull deri në fund dhe të kemi zgjedhje të lira, të drejta e demokratike”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Votoni sot dhe vendosni për katër vitet e ardhshme të qytetit tonë”, ka thënë Hasani.