Deputetët diskutojnë arrestimin e Tahirit/ Lu dhe Vlahutin 1 orë e 30 minuta në zyrën e Xhafajt

E publikuar: 20/10/2017 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin, kanë qëndruar për rreth 1 orë e 30 minuta në zyrën e Ministrit të Brendshëm,. Fatmir Xhafaj.

Takimi në zyrën e Xhafajt është zhvilluar gjatë kohës që kishte filluar mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e deputetit Tahiri.

Mësohet se ky takim ishte programuar më herët. Ndërkohë që nuk ka asnjë deklaratë zyrtarë se cila ka qenë tema e diskutimit, por duke parë situatën e nxehtë politike në vend, besohet se çështja Tahiri mund të ketë qenë një prej tyre.