Çokollata e zezë, ja disa përfitime nga konsumimi i saj

E publikuar: 19/10/2017 07:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ja gjashtë përfitimet kryesore nga konsumimi i çokollatës së zezë:

Redukton stresin dhe lodhjen

Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.

Ju shton humorin

Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.

Ndihmon rënien në peshë

Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.

Forcon memorien

Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.

Është kundër plakjes

Çokollata fondente njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh.