Fatmir Gashi, Gazmend Muhaxherit: Ti je kukull e Shkumbin Gashit

E publikuar: 19/10/2017 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ashpër është zhvilluar debati për Pejën në transemtuesin publik në mes të Gazmend Muhaxherit dhe Fatmir Gashit.
Duke replikuar dhe kundërreplikuar njëri me tjetrin, ka ardhur një moment kur kryetari aktual Gazmend Muhaxheri ka ofenduar të gjithë kandidatë e subjekteve në garë se ata nuk kanë lidhje me prjkete dhe nuk kanë bërë kurrë projekte.

Muhaxheri ka nxjerrë këto fjalë në momentin kur kandidatët e kanë akuzuar për mungesën e projekteve kapitale dhe i kanë adresuar kritika për mungesë uji të pijes në Jarinë, 7 Shtatori, Xhemajl Kadë dhe Baran.

Muhaxheri duke dashur të arsyetohet ka thënë se për këto problem fajet I ka qeverisja e kaluar e AAK-së të cilët sipas Muhaxherit e kanë kandiduar Fatmir Gashin për kryetar dhe nuk i janë futur garës vet.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fatmir Gashit i cili i ka kujtuar Muhaxherit se për Aleancën vendos vet Fatmir Gashi dhe se ai si Fatmir ka qenë edhe bashëkthemelues i AAK-së në Pejë.

“Mos m’fol ti me me kukulla e çkukulla. Krejt Peja e di se ti je kukull e Shkumbin Gashit. Une sjom ardhë me fol me kukulla po me njerës. Ti ki probleme djal. Ec fol çka ke punu. Ty ste kanë dal 4 vjet e tash i lyp edhe katër. Sbon. Ti këtu mos na ofendo neve. Unë kam kry projekte sa ti vjet nuk ke, e din ti.”-i ka thënë Fatmir Gashi, Gazmend Muhaxherit.

Fatmir Gashi gjatë emisionit disa herë ja ka kujtuar Muhaxherit se nuk ka nevojë të jetoj me ëndrra e akuza për AAK-në sepse siç ka thënë Gashi, qytetarët e dijnë që Gazmend Muhaxheri ka qeverisur si drejtor urbanizmi dhe nënkryetar komune në kohën e AAK-së dhe kryetarit Ali Berisha. Madje sipas kandidatëve të pranishëm, Gazmend Muhaxheri është cilësuar si shok i Ali Berishës ndërsa tash akuzon çdokënd për vota.

Duket se Gazmend Muhaxheri nuk e ka pritur qe Fatmir Gashi ne kete faze te gares te jete duke pri sipas shume sondazheve dhe disponimit ne terren, sepse gjate gjithe udheheqjes me injorance ndaj opozites ka thene se do jete kryetar deri ne 2054. Me kandidimin e z. Gashi, Muhaxheri tash ka nje mision shume te veshtire per te fituar duke e pare disponimin qytetare i cili dita dites po shkon ne favor te Gashit.