Në krahasim me frutat e tjera, kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Vlerat e kivit përftohen jo vetëm duke konsumuar frutin të plotë, por edhe lëngun e tij.
Dashamirësit e këtij lëngu në Shqipëri janë të shumtë. Ajo që të bën përshtypje tek lëngu i kivit është shija e veçantë që të tkurr qiellzën por edhe fakti që është i butë dhe shkrihet këndshëm me farat krokante.
Shija nuk duhet të jetë arsyeja e vetme që duhet të provoni lëngun e kivit, sepse ai ofron shumë të mira.
Lufton stresin dhe ndihmon në rikthimin e elektroliteve
Trajton çrregullimet me frymëmarrjen Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare Lufton dhe parandalon formimin e rrudhave.
Forcon imunitetin Për shëndetin e flokëve
Kivit kanë pak kalori por japin shumë energji, duke u kthyer në një alternativë fantastike për ata që duan të humbin në peshë.
Vlerat e kivit përfshijnë edhe rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave, shëndetin e syve dhe një gjumë të mirë e të qetë.


















