Në mbledhjen e konstituimit të komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, çështja e demarkacionit me Malin e Zi përplasi mes vete deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj dhe deputetin e VV, Dukagjin Gorani.
Ky i fundit duke e përmendur një deklaratë të ministres për Integrime Evropiane, që sipas tij, ka thënë se demarkacioni do të rinegociohet, kërkojë që të pyeten përfaqësuesit e koalicionit në pushtet nëse deklarimet e tilla të ministres janë diçka që mund t’i përkrahin ose jo.
Pas kësaj reagoi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj duke thënë se demarkacioni do të zgjidhet si është më së miri nga kryeministri Ramush Haradinaj.Anëtarja e komisionit nga AAK, Time Kadrijaj, tha se duhet të presin dhe t’i dhënë hapësirë komisionit që është formuar t’i sjellë detajet e demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Përderisa potencoi se komisioni i formuar do të ketë transparencë dhe do të jetë llogaridhënës.Kjo deklaratë bëri që të reagoi anëtari i komisionit nga Vetëvendosja, Dukagjin Gorani, e i cili tha se pas deklaratës së deputetes së AAK se komisioni qenka mbledhur kot. E në këtë rast pati edhe përgjigje nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Deputeti i VV, Dukagjin Gorani, tha se deklarata e Ministres së Integrimeve Evropiane ngjallë shumë pyetje dhe do të ishte mirë të kishte më shumë informacione.Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, tha se lidhur me këtë çështje ka shumë deklarata kontradiktore.
Ndërkohë tha se gjatë muajit dhjetor do të thërrasin në raportim komisionin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Në këtë mbledhje të konsttituimit të komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike është shqyrtuar plani i punës së këtij komisioni për sesionin vjeshtor.
Ndryshe, ky komision do të ketë 11 anëtarë, ku kryetare e këtij komisioni është Vjosa Osmani nga LDK, zëvendëskryetarja e parë, Time Kadrijaj, zëvendës kryetar i dytë, Dabush Ademi nga 6+, Aida Dërguti nga VV, Visar Ymeri nga VV, Dukagjin Gorani nga LVV, Doruntinë Maloku nga LDK, Elmi Reçica nga PDK, Evgjeni Thaci nga PDK, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, SrdjanMitrovic nga Lista Serbe.



















