Gazeta “Danas” e Beogradit duke komentuar “apetitet” e Beogradit që përmes shembullit të Spanjës rreth referendumit të Katalonjës për pavarësi të kthejnë pas rrotën e historisë së rastit të Kosovës, shkruan: “Në këtë situatë nuk është tepër të thirren faktet, si dhe t’i thirret mendjes. Katalonët flasin gjuhën e vet. Janë më të pasur se ata në pjesën tjetër të Spanjës, dhe për këtë arsye buxhetit të pushtetit qendror i japin më shumë se që u kthehet. I kujtojnë për keq pushtetet në Madrid, e sidomos diktaturën fashiste të Frankos, e cila nga viti 1939 deri më 1975 kishte ngufatur kulturën. Identitetin dhe liritë politike e qytetare të katalonasve. Në njëfarë mënyre është rastësi historike si u bë që Katalonja të përfundojë në suazat e Mbretërisë Spanjolle, ani pse asnjëherë gjatë historisë nuk kishte qenë shtet i pavarur…” , transmeton Koha.net.
Autoritetet e Madridit referendumin e Katalonjës për pavarësi (në mënyrë shkurtpamëse) e shpallën ilegal dhe kundërkushtetues, që galvanizoi edhe më shumë katalonasit, ndoshta edhe më të interesuar për një lloj recesioni.
(…) Shkurt, i gjithë procesi ishte antitezë e veçantë e një procedure valide, të paanshme dhe formale në një kontekst të lirë, demokratik. E pastaj dhuna. Në ditën e referendumit u lënduan ose kërkuan ndihmë mjekësore madje 893 persona.
në fund, duke parë se po mbatheshin kuajt spanjollë, edhe bretkosat tona ngritën këmbët. Do thënë se edhe Serbia siç e ka zakon i futi hundët në tollovinë rreth Katalonjës, duke bërë analogji me Kosovën, sërish duke u parë marroqe nga shoqëria europiane. Ndërsa nacionalistët e këtushëm antieuropianë dhe antimodernë, putinofilët dhe obskuristët mezi pritën të vënë re gjija dyfytyrësinë e Europës e cila kundërshtoi pavarësinë e kataloneze, ndërsa kundruall saj nuk ka problem me atë të Kosovës…”, transmeton Koha.net.



















