Shkaqet e formimit të këtyre puçrrave
Mundësitë për të krijuar plagë të tilla janë të shumta, por ato shumëfishohen nëse lëkura nuk është e hidratuar mirë. Një heqje e qimeve sa më afër lëkurës është dhe arsyeja se pse kur ato dalin, fillojnë e rriten brenda lëkurës.
Njerëzit që kanë flokë kaçurrela janë dhe më të prekur nga kjo dukuri sesa personat me flokë të drejtë, pasi flokët e përdredhur kanë më shumë mundësi të rriten brenda lëkurës sesa të dalin drejt nga rrënja.
Në momentin që qimet fillojnë e rriten brenda në lëkurë, trupi e njeh këtë si një infeksion dhe përpiqet ta luftojë, duke shkaktuar kështu puçrrat që ne të gjithë i njohim. Përdorimi i një brisku të mbushur me baktere është një tjetër mundësi e madhe që shkakton këto infeksione.
Metoda 1: Aspirina
Përbërësit:
Aspirinë – 2 lugë gjelle
Ujë i vakët – 1 lugë
Një lugë
Një peshqir ose pambuk
Mënyra e përdorimit:
Hidhni dy lugët e aspirinës me ujin e ngrohtë më një enë të pastër. Lëreni për disa minuta. Duke përdorur një lugë përziejini së bashku derisa të formojnë një pastë. Aplikojeni këtë të fundit në zonën e prekur. Lëreni për 15 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë deri sa t’i hiqni plagët.
Metoda 2: Vaj
Përbërësit:
Vajra si kamomili ose levandre – 30 ml
Ujë akull i ftohtë – ¼ e gotës
Një gotë
Toptha pambuku
Peshqir i butë
Mënyra e përdorimit:
Hidhini 30 ml e vajit në një gotë. Hidhni më pas edhe ujin për të holluar vajin që të mos shkaktojë irritime në zonën e prekur. Përziejini me kujdes me një lugë. Lëreni për 2- 3 minuta. Duke përdorur topthat e pambukut lyeni pjesën e infektuar me kujdes. Lëreni në lëkurë deri sa të skuqja të zhduket. Përsëri duke përdorur ujë të ftohtë dhe pambuk pastroni me kujdes zonën. Ndiqeni të njëjtën procedurë 2-3 herë në ditë për të arritur efektin e kërkuar.
Metoda 3 : Lëng limoni
Përbërësit:
1 limon
Toptha pambuku
Një copë e pastër ose një peshqir
Si ta përgatisni:
Prisni një limon në gjysmë dhe shtrydheni lëngun në një enë.
Zhysni në të një copë pambuku dhe më ndihmën e saj aplikojeni lëngun në zonën e infektuar. Nëse për ju infektimet e qimeve pas rruajtjes janë të zakonshme, përdoreni këtë kurë pas çdo herë që rruheni.


















