Në fakultetin e arteve të Universitetit të Prishtinës, paraditen e së enjtes ka ndodhur një incident, njofton Klan Kosova.
Profesori Alban Nimani po pretendon që është sulmuar nga kolegu i tij Mehmet Behluli.
E pikërisht këtë akuzë ka edhe Behluli për të duke thënë se Nimani veçse njihet si një person që i ka sjellë telashe fakultetit.
Të dy palët pretendojnë që kanë dëshmitarë që tregojnë se kush e sulmoi kë.
Këtë rast Nimani e ka paraqitur edhe në polici.