Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi, ka vizituar sot “Comodita Home”, prej kur ka vlerësuar lartë zhvillimin e ndërmarrësisë në Pejë.
“Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet vetëm të mbajnë shënime”, ka shkruar Gashi në një postim të tijin në Facebook.
Kandidati i AAK’së gjithashtu ka premtuar pesë mijë vende të reja të Punës, nëse ai zgjedhet kryetar i Pejës.
Ky është postimi i plotë i Gashit:
Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet vetëm të mbajnë shënime
Vizitë tek storia e suksesit ‘Comodita’.
Vizituam stafin punues, u pritëm nga drejtori z.Ismet Bojku.
Nga këtu e ritheksojë: Unë besojë në shpirtin sipërmarrës pejan.
Peja, qytet i sportit dhe i kulturës, është qytet edhe i biznesit. Është Peja e esnafit.
Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët.
Formula ekziston: Kemi bizneset e guximshme, kemi popullin e shquar për punë, kemi kuadro të shkolluar. Kemi rini të gatshme. Komuna ka mjete, veç nuk duhet keqpërdorë.
Unë kam vënë në dispozicion tërë energjinë, dije, rrjetin dhe bagazhin profesional e ekonomik.
Pranë zyrës së kryetarit të komunës do të kemi inkubatorin e biznesit dhe zyrën për projekte.
Askush nuk investon në një qytet që identifikohet nga tenderomania. Peja humbi 4 vite jetë dhe zhvillim, si pasojë e korrupsionit.
Për Pejën e zhvilluar.
Sinqerisht,
Fatmir Gashi
TEMAT:FATMIR GASHI



















