Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, ka mbajtur tubim madhështor me anetarët, simpatizantët dhe qytetarët e Lipjanit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, tha se Lipjani e ka për nder ta ketë kryetar doktor Fitimin, sepse është njeri humanist, profesionist i dëshmuar, njeri i vlerave të larta kombëtare dhe intelektuale, virtyte këto të cilat e bëjnë Dr. Fitimin të jetë i përkrahur nga njerëzit kudo.
Kryetari i ardhshëm i Lipjanit Dr. Fitim Selimi, tha se ndryshimi ne Kosovë ka filluar me Kryeministrin Haradinaj, ndërsa ky ndryshim do të vazhdoj me Lipjanin dhe AAK-në.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Lipjanit.



















