Sherifi: Nisma për Kosovën do jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

E publikuar: 09/10/2017 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë në Magazina Lokale ka thënë se ashtu sic ishte në zgjedhjet e kaluara, Nisma për Kosovën do të jetë befasi edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 22 tetor, njofton Klan Kosova.

Sherifi ka thënë se fakti që Nisma po merr pjesë me kandidatë në të gjitha komunat tregon potencialin e madh të kësaj partie.

“Nisma për herë të parë hynë në zgjedhje lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo konfirmon potencialin e Nismës për Kosovën. Si në rrafshin e kandidatëve për kryetar komunash, ashtu edhe për asambletë komunale”, njofton Klan Kosova.

“Kemi oferta serioze për shumë komuna; Prizreni, Drenasi, Malisheva dhe shumë komuna të tjera. Nisma për Kosvoën do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve”.