Lista Serbe me më së shumti zëvendësministra në Qeveri

E publikuar: 05/10/2017 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetëmbëdhjetë është numri i zëvendësministrave që kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i ka emëruar deri tash, numër ky që pritet ta trefishojë në ditët në vijim. Paralelisht kësaj, do të rritet edhe numri i këshilltarëve politikë, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesa më e madhe e të emëruarve nuk i takojnë subjekteve kryesore në pushtet.

Fiks një e treta e tyre, janë emëruar me propozim të Listës Serbe, subjekt ky që është pjesë e Qeverisë, por që ia konteston shtetësinë Kosovës. Qeveria nuk i ka treguar emrat e tyre.