Me 96 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, konkretisht IPA-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Marrëveshja IPA ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë euro.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një takim me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson tha se fondet e IPA-s, në vlerë mbi 70 milionë euro, do jenë të fokusuara në inovacion, sistem të drejtësisë, arsim e në fusha të tjera dhe do të jenë një ndihmesë e madhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe eurointegruese./Express


















