Hykmete Bajrami – Xhavit Halitit: Trego si je bë milioner

E publikuar: 03/10/2017 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se raporti i Auditorit, është ndër projektet më të mira të ministrisë së Zhvillimit të Industrisë, të cilën ajo e ka udhëheq mandatin e kaluar.

Ndërkohë, ka ndërhyrë edhe kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka thënë se kontrolli i naftës është punë që asnjë ministër i Industrisë nuk e kreu.

E ashpër ka qenë Bajrami e cila ka kërkuar nga Xhavit Haliti të tregojë se si është bërë milioner.

Haliti i tha Bajramit se ka qenë detyrë e saja si ministre që ta kontrollonte naftën dhe kontrabandën./Express/