Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hot në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për vonesën e kësaj seance.
Sipas tij, kjo seancë është vonuar për shkak se Veseli është i zërë me fushatën zgjedhore.
Më tej ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se kjo është Qeveria e parë që është votuar në Kosovë pa debat parlamentar.
“Kryeministri ka injoruar 59 deputetëve të Kuvendit të opozitës dhe e ftojë të mos e quaj opozitën një cirk. Kryeministri dhe shumica do të ketë nevojë për opozitën për të gjitha marrëveshjet tjera. Nëse ju nuk doni të jepni qëndrimin tuaj si kryeministër dhe të tregoni se si është krijuar qeveria, grupi jonë parlamentar nuk do të marrë pjesë për marrëveshjen e asnjë marrëveshje në Kuvend. Qeveria është e varur nga opozita. Ditët i keni të numëruar dhe le të punojmë në interes të qytetarëve”, ka thënë Hoti.


















