Albi tregon arsyen pse u nda nga Klaudia

E publikuar: 01/10/2017 05:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’I abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë.’- u shpreh Albi Nako.

‘Unë kam një motër që jeton prej 25 vitesh në Amerikë. Familja ime gjithë këto vite e ka parë më shumë se 10 herë. Nuk e gëzuan si fëmijë. Mendo ata të mos më kishin dhe mua, unë e quaj fatkeqësi shumë të madhe që dy prindër të kenë fëmijë dhe mos t’i gëzojnë.’- rrëfeu koreografi i televizionit ‘Klan’.