“Shërbimi në FSK, nderi më i madh ndaj atdheut”

E publikuar: 29/09/2017 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Betimi si kadet i FSK-së është gjëja më fisnike për një qytetar që ka vendosur t’i shërbejë atdheut, u ka thënë komandanti i tyre kadetëve të rinj të FSK-së.

Por komandantit, Rrahman Rama, i cili çmon sakrificën e secilit pjesëtarë, e di që është sfidë e madhe për qeverinë shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur, raporton KTV.

Ai tha se jo rastësisht, FSK-ja është institucioni më i besueshëm, pasi pjesë e saj janë djemtë dhe vajzat që këtë vend e bëjnë çdo ditë krenar. Rama kërkoi nga ta të mos bëjnë kompromis asnjëherë me detyrën, nderin dhe atdheun.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjeve, Enver Cikaqi u tha ushtarakëve të rinj se betimi që bënë sot, i obligon me përgjegjësi të reja të cilat kanë efekt të drejtpërdrejtë në jetën e popullit.

Këtë vit janë pranuar dhe kanë filluar vitin akademik 16 rekrutë të rinj, prej tyre dy janë nga Republika e Shqipërisë.

Kjo gjeneratë pritet të mbarojë studimet në vitin 2021.