Është kjo aktorja e njohur Teuta Krasniqi e cila është duke shijuar dashurinë e saj me bashkëshortin e saj Adonis Morinën, transmeton Gazeta Express.
Përveç angazhimeve të shumta që ka Teuta, ajo gjithmonë është e përkushtuar ndaj familjes së saj duke kaluar momente të bukura së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat.
Ajo asnjëherë nuk heziton të tregojë dashurinë e madhe që ka për familjen e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Adonisin në veturë.
“Dashni”, kishte shkruar ajo.

Teuta kishte marrë edhe komente të shumta pozitive nga fansat e saj duke i uruar asaj lumturi gjatë gjithë jetës./Gazeta Express/


















