Ky është njeriu më i afërt i Ramushit që po merr pjesë në zgjedhje

E publikuar: 24/09/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Tolaj është njeriu që është afër Haradinajt gjatë gjithë orarit të tij të punës. Ai ishte afër tij edhe në ditët kur Ramushi nuk kishte shumë njerëz afër, siç ka sot. Valoni është kandidat për këshilltar komunal në Prishtinë.
Valon Tolaj i AAK’së po kërkon votën e qytetarëve të Prishtinës për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal. Nëpërmjet Facebookut ai ka treguar motivet që e shtyn t’i hyjë kësaj gare.

Lexoni shkrimin e tij të plotë në Facebook:

Te dashur miq,

E ndjej obligim te ndaj me ju, vendimin per ti shtuar vetes nje sfide ne zgjedhjet lokale te 22 Tetorit.

Gjithesecili nga ne, ka motive te caktuara per çdo vendim qe marrim.

Motivet e mija per ti hyre gares per asamble komunale ne Prishtine, jane ato qe une besoj.

1. Te jap diçka nga vetja, aq sa di dhe mundem, per qytetin ku jetoj. E kemi obligim secili nga ne.

2. Integriteti, sinqeriteti dhe urtesia e kandidatit te AAK per Kryetar te Prishtines, z.Arber Vllahiu. E kam per nder te jem bashkepunetor ne projektin e tij per Prishtinen.

3. Besimi qe kam ne Aleancen dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Kam besu gjate ne kete vizion, dhe sot ndjehem krenar qe jam pjese e ndryshimit qe sapo ka filluar te ndodh.

Me duhet te falenderoj degen e AAK ne Prishtine, per mundesine e dhene per te qene pjese e listes zgjedhore.

Atmosfera zgjedhore shpesh here eshte e bezdishme. Shpresoj qe nuk do te jem i merzitshem nese kerkoj besim nga te gjithe ata qe do te kem rastin te takoj apo te komunikoj ne çfaredo forme.

Le te behemi te gjithe pjese e ndryshimit qe ka filluar.

#Ndryshimikafilluar

#voto50

#AAK