Sefaj i kërkon EULEX -it, bashkëpunim në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit

E publikuar: 21/09/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou. Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it, shkruan infosot.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, AlexandraPapadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefajpër bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.