Ylli i reality show-t ‘Keeping Up With The Kardashians, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, pritet të bëhen prindër për herë të tretë në janar të 2018-së dhe më në fund është zbuluar gjinia e fëmijës së tretë të çiftit.
‘Us Weekly’ ka zbuluar se Kim dhe Kanye presin një vajzë, e cila do të lindë nëpërmjet në nëne bartëse (surrogate). Pas problemeve të shumta me dy shtatzënitë e para, mjekët e Kim Kardashian e paralajmëruan atë se mund të rrezikonte jetën në rast të një shtatzënie të tretë dhe për shkak të dëshirës së madhe për të pasur një fëmijë tjetër, ajo zgjodhi metodën e nënës bartëse.


















