Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe Aleanca Kosova e Re në parim janë dakorduar për marrëveshje bashkëqeverisëse.
Burime të Indeksonline brenda PAN-it thonë se detajet e fundit mes këtyre subjekteve politike kanë mbet të bisedohen sot gjatë ditës.
“Nëse marrëveshja në parim nuk prishet për ndonjë detaj, mund të themi se ka marrëveshje mes PAN dhe AKR”, ka thënë një zyrtar i lartë i PAN-it.
Ishte vet kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i pari ai që konfirmojë publikisht prishjen e marrëveshjes me LDK-në.



















