Hoti paralajmëron: Do të pyetet Kushtetuta

E publikuar: 24/08/2017 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka thënë në seancën e sotme se ka vendi ka pasoja nga situata në të cilën është,

Ai tha se është marrëveshja me BE për 70 milionë euro, programi i FMN që ka përfunduar, mungesa e rishikimit të buxhetit dhe ligjit të AKP-së, etj.

“Vendi ka një qeveri kujdestare dhe të kujdesshme që po kujdeset deri në themelimin e qeverisë së re. Kemi hyr në muajin e tretë dhe nuk është e qartë kur do të ketë  vendi qeveri. Kjo u bë nga një qeveri që po bllokon të shkoj vendi përpara.

Monopolizimi po bëhet vetëm për shkak të dy personave që duan të vijnë në pushtet me cdo kusht.

Po të silleshin në mënyrë normale, koalicioni PAK sot duhet të jap kandidatin për kryetar të kuvendit dhe të thonë se nuk e kanë numrat as për kryeparlamentar as për kryeministër.

Sot vendi po hyn në krizë të thelle politike dhe për këtë nuk duhet të caktohet asnjë seancë më pa u qartësuar rruga për zgjidhjen e situatës politike.

Kuvendi më parë ishte shndërruar në arenë gazi, sulme fizike, sharje. Në këtë mandat ende nuk e kemi filluar me këto gjëra.

Më vjen keq që një grupim i tërë politik i udhëhequr nga PDK i ka marr të gjitha shpresat për krijimin e institucioneve.

Si dhe disa matrapazëve që duan të bindin deputetët të votojnë kandidatët e tyre.

Shteti bëhet me përkushtim e vullnet, me marrëveshje të forcave politike.

Grupi ynë parlamentar do të sillet në mënyrë kushtetuese si ka bërë gjithmonë, por iu garantoj se nuk do të rrim duarkryq pas seancë së sotme dhe do të konsultojmë të gjitha rrugët kushtetuese për daljen nga kjo situatë

Nuk ka kuptim të thirret më seancë tjetër pas kësaj të sotme dhe duhet të qartësojmë rrugën”, ka thënë Hoti. /Indeksonlnie/