Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook arsyetuar vonesat për formimin e institucioneve me “gjetjen e formulës për institucione statike qeverisëse”.
Ai ka thënë se nuk janë të interesuar që të krijojnë një “Qeveri sa për ta bërë”, transmeton Koha.net. Ndërsa ka theksuar se vendi nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve.
Postimin e tij, pa ndërhyrje, mund ta lexoni më poshtë:
E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.
Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.
Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.
Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!


















