Veliu e Hyseni braktisin mbledhjen e Kryesisë së LDK-së (Foto)?

E publikuar: 21/08/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe anëtari i kryesisë, Skënder Hyseni kanë dalë nga mbledhja e Kryesisë se LDK-së, që po zhvillohet në zyrat qendrore të këtij subjekti.

Asnjëri nga ta nuk kanë bërë me dije arsyet e largimit nga mbledhja. Por, kanë bërë me dije se mbledhja ende nuk ka përfunduar.

Kryesia e LDK-së, është mbledhur para më shumë se një ore dhe po diskuton për zgjedhjet lokale, por edhe zhvillimet në nivel qendror./Indeksonline/