Serbët pranojnë realitetin, në podium me sportistët nga Kosova

E publikuar: 19/08/2017 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë para se të fillonin Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Qeveria e Serbisë doli me sugjerim që sportistët serbë të lëshonin podiumin ku do të duhej të merrnin medalje, nëse në të do të kishte edhe sportistë nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Rast të tillë nuk pati në “Rio 2016”, por ai sugjerim i Qeverisë dhe i Federatave sportive të Serbisë nuk është anuluar ndonjëherë. Por është kryetari i ri i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozhidar Malkoviq, që ka thënë së fundi që ai sugjerim nuk do të respektohet dhe se sportistët serbë nuk do të largohen nga podiumi, edhe nëse atë e ndajnë me sportistë nga Kosova.

Malkoviq, që është personalitet i njohur i basketbollit, Komitetin Olimpik të Serbisë e drejton prej muajit maj.

Malkoviq është shprehur i prerë duke thënë se sportistët serbë nuk guxojnë të lëshojnë podiumin, nëse fitojnë medalje.