Zeka fton partitë që të mos e bojkotojnë seancën

E publikuar: 04/08/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka pak para fillimit të seancës konstituive në një prononcim për media u ka bërë thirrje partive politike që të mos i bojkotojnë seancat e Kuvendit. Ai tha se logjika e bojkotit është e dënueshme dhe e pa tolerueshme, raporton Express.

“Erdha për ta kundërshtu logjiken e VV-së, logjiken e bojkotit se Vetëvendosja e ka mbjell në Kuvend në mandatet e kaluara”- tha Zeka.

“Them se nuk mund të sillen partitë me logjiken e inatit ballkanik dhe mi blloku proceset, i bëj ftesë partive të ulen dhe të bëjnë zgjidhje”- u shpreh ai.

Ndërsa Zeka tha se do ta votojë kandidaturën e Kadri Veselit dhe nuk e voton asnjë kandidat tjetër  të PAN-it për të parin e Kuvendit. /Express