Rënie drastike ka pësuar numri i atyre që kanë aplikuar për rimbursim të kuponëve fiskalë.
Sipas shifrave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për tremujorin e dytë të këtij vitit, kur ka filluar të aplikohet mënyra e re e rimbursimit, kanë aplikuar vetëm 136 mijë e 462 qytetarë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë që në tre muajt e parë të këtij viti numri i atyre që kanë aplikuar ka qenë 345 mijë e 379 qytetarë, ose 208 mijë e 917 aplikues më shumë.
Duke aplikuar mënyrën e re të rimbursimit, të mërkurën ATK-ja ka hedhur shortin për të përzgjedhur fituesit nga 136 mijë e 462 qytetarët që kanë aplikuar. Në këtë short janë përzgjedhur vetëm 1594 qytetarë.
Vlera maksimale që do t’ju kthehet është 100 euro.