Varrosen viktimat e aksidentit, familjarët lënë fajtor mos-ndriçimin e rrugës

E publikuar: 29/07/2017 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në varrezat e Pozheranit të Vitisë u bë varrimi i katër viktimave të aksidentit të rrethrrotullimi në Prishtinë.

Ekrem Alidemaj dhe Enver Alidemaj së bashku bashkëshortet e tyre Nexharijen dhe Ganimeten qenë viktimat e këtij aksidenti.

Ndërsa i mbijetuari i aksidentit tragjik, Qendrim Alidemaj ende është në kujdesin intensiv.

Familjarët kanë bërë të ditur se aksidenti ndodhi gjatë kthimit për në shtëpi nga një aheng familjar.

Ata thanë se shkaktar i aksidentit ishte mos-ndriçimi i rrugës, njofton Klan Kosova.