Elvana mbete pa ‘lejla’ shfaqet krejt pa grim (FOTO)

E publikuar: 26/07/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E veshur me një fustan të bardhë me ngjyra që nuk ikin prej ‘lejlës’ dhe që i theksojnë super linjat, Elvana na befason me pamjen pa grim.

Cilësohet me të drejtë si njëra nga femrat më të bukura shqiptare, aq më tepër kur një pamje e freskët krejt natyrale nuk e bën të dallojë shumë nga ekstravaganca që jemi mësuar ta shohim përmes klipeve.
E kur flitet për anën profesionale, pa fije dyshimi Elvana vazhdon me të njëjtën tempo, duke mos lejuar ta zëvendësojë askush, përveç konkurrencës të cilën e ka të pashmangshme, shkruan Kosovarja.

Kujtojmë, se lansimi i projektit të fundit “Forever is over”, rezultoi goxha i suksesshëm, më tepër për faktin se i takon gjuhës së huaj angleze, e që në skenën ndërkombëtare përfaqësim më i denjë nuk ka se si të bëhet ndryshe.