Komisioni Europian ka bërë për herë të parë publike se cfarë përmban konkretisht projekti i Zonës Ekonomike të Ballkanit.
Përmes një memoje zyrtare, Komisioni sqaron se Zona do të bazohet në katër shtylla, që janë tregtia, investimet, lëvizja e lirë dhe tregu dixhital.
Në lidhje me tregtinë, Zona e Përbashkët ekonomike, parashikon zgjerimin e marrëveshjes CEFTA duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve.
Kjo nënkupton që kompanitë e shërbimeve si bankat, shoqëritë e sigurimeve apo ato të transportit të mund të lëvizin dhe ofrojnë shërbimet e tyre lirshëm në cdo vend të rajonit.
Pas tregtisë, kollona e dytë e zonës ekonomike do të jenë investimet. Gjashtë shtetet e ballkanit perëndimor do të bien dakord të krijojnë një axhendë të përbashkët investimesh, ku përfshihet shkëmbimi i informacionit dhe harmonizimi i politikave investuese.
Pika e tretë, ajo që parashikon lëvizjen e lirë prek drejtëpërdrejtë qytetarët. Vendet do të bien dakord të heqin cdo barrierë për lëvizjen e lirë të profesionistëve, përmes njohjes së përbashkët të kualifikimeve profesionale.
Kjo nënkupton se një dentist shqiptar mund të ofrojë shërbimet në Beograd apo anasjelltas. Dimensioni i fundit i projektit është ai dixhital. Ky dimension përfshin marrëveshje për shërbimet roaming dhe ato të ofrimit të internetit.
Ai parashikon protokolle për sigurinë kibernetike, mborjtjen e të dhënave dhe do të adresojë nevojat që kanë vendet e rajonit për aftësi në fushën dixjhitale.
Sipas Komisionit Europian Zona e përbashkët do të krijojë 80 mijë vende të reja pune në rajon dhe do të nxisë rritjen ekonomike.
/ Top Channel