Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka kursyer një shumë të konsiderueshme të parave në banka.
Në deklarimin e vitit 2017 Alma Lama ka në banka 145 mijë euro të deklaruara me bashkëshortin.
Një vit më herët kur Lama ishte deputete kishte kursime 77 mijë euro në bankë, të deklaruara, shkruan lajmi.net.
Lama ka po ashtu dy banesa të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, që vlera e tyre është deklaruar 140 mijë euro.




















