Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se fletëvotimet dhe materialet sensitive kanë arritur në Kosovë dhe se nesër do të bëhet shpërndarja e tyre.
Anëtari i KQZ-së Enis Halimi, ka njoftuar edhe për votimin nga jashtë vendit që përfundon sonte, duke thënë se kanë arritur disa pako dhe sonte do jenë në kontakt që të mësojnë numrin e saktë të tyre, raporton Ekonomia Online.


















