Peci: Nuk duhet të jesh këngëtar të drejtosh Ministrinë e Kulturës

E publikuar: 08/06/2017 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Peci ka thënë se me qeverisjen e tyre për dy vjet e gjysmë kanë arritur një standard të ri në menaxhimin e kulturës.

Por, në mandatin e ardhshëm qeverisës, sipas tij, LDK parasheh që sektori i kulturës të integrohet në rrjetet kulturore evropiane e po ashtu vlerat e qytetarëve të jenë në qendër të vëmendjes, transmeton Klan Kosova.

Tutje duke folur për platformën kulturore në Magazina Zgjedhore Peci tha se nuk mbetet përgjegjësia e UNESCO-s tek ministria e Kulturës, pasi ministria e Punëve të Jashtme kishte marr për obligim kryerjen e procesit të lotimit.

”Për dy vjet e gjysmë kemi arritur një standard të ri të menaxhimit të kulturës. Parashihet që në kulturë të jenë inventarët në qendër të vëmendjes”.

”Kemi krijuar çmime për të gjitha fushat specifike. Për trashëgimit kulturore, çmimet letrare, artet pamore etj”.

”Kur flasim për buxhetin për 1vjet kemi rrit buxhetin për 65 %. Nuk duhet të jesh këngëtar të drejtosh ministrinë e kulturës. Me diskutuar për LDK-në e për kulturën është sport i rëndë për juve. Për dallim nga LDK, partitë e tjera pa program për kulturën”.

”Institucionet kulturore janë të pavarura. Janë të gjithë njerëzit në lidhje me kompetencat e fushës profesionale të tyre. Ministria e Kulturës ka pas një strategji se si do jetë qasja për mënyrën e lotimit për UNESCO”.

”Kur ne kemi filluar procesin e lotimit për UNESCO, Ministria e Punëve të Jashtme ka marr përgjegjësi për kryerjen e këtij procesi. Ministria e Kulturës më mbeti jasht saj brenda mundësive”.

”Prioriteti i parë është që vlerat e qytetarëve të jetë në gjendje të vëmendjes, integrimi në rrjetet kulturore evropiane që do i mundësonte”.