Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar fushatën edhe sot në qytetin e Rahovecit.
Ai ka premtuar se më 11 qershor do të fillojë rrugëtimi i Kosovës Evropiane me Fillimin e Ri.
“Do të punojmë që ta ruajmë shtetin dhe ta zhvillojmë atë. Jemi në Rahovec, dhe më nuk kemi mënyrë si t’i ikim obligimeve që i kemi për krejt Kosovësn, që të arrihet zhvillimi ekonomik”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net
Ai ka premtuar përkrahje ndaj feremerëve, rritje të subvencioneve, fuqizimin e grave dhe të rinjve, rritjen e pagave e përkrahje ndaj pensionsitëve.
Veseli gjithashtu ka premtuar se nuk do ta lejojnë askënd ta cenojë sovranitetin e Kosovës.



















