Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Pejë.
Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit, bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, Kadri Veseli ka shkuar në Pejë për të shpalosur platformën për ‘Fillimin e Ri’ dhe për të promovuar kandidatët për deputetë të partisë së tij.


















