Kusari-Lila: Qeveria Mustafa më joefikasja që nga paslufta

E publikuar: 04/06/2017 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mimoza Kusari-Lila thotë se Qeveria e Isa Mustafës është Qeveria më joefikase që nga paslufta në Kosovë. Kryetarja e Alternativës që po garon në koalicionin LDK-AKR-Alternativa, pa pranuar se ende ndaj mendimin për joefikasitet të Isa Mustafës si Kryeministër.
E pyetur nga analisti Imer Mushkolaj, Kusari-Lila tha se qeveria Mustafa nuk ka punuar aq sa ka pasur mundësi.

“LDK’ja ende pretendon që qeverisja e saj prej dy vite e gjysmë është Qeveria më e mirë që Kosova ka pasë ndonjëherë. Ju keni deklaru se kjo ka qene qeverisja më joefikase që nga paslufta. A i qëndroni kësaj deklarate”, pyeti Mushkolaj, kryetaren e Alternativën.

“Po, sepse ka mujtë shumë projekte të tjera me i realizu e të cilat nuk janë realizu. Është shanse e humbur për Kosovën me gjithë atë numër të deputetëve në Parlamentin e Kosovës që nuk janë realizu”, theksoi ajo në Debat Plus në televizionin Dukagjini.