Selimi: Kosova s`do t`i votojë ata që e UÇK-në e çuan para gjykatës

E publikuar: 02/06/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Kosova nuk do t`i votojë ata që “UÇK-në e çuan para gjykatës”.

Ai në një tubim elektoral të kësaj partie në Vushtrri ka shtuar se Kosova e do Vetëvendosjen.

“Kosova e do Vetëvendosjen sepse VV do ta mbrojë territorin.Kosova nuk i do më ata që i bëjnë pazaret e territ”, ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.