Veseli premton paga 100 euro më të larta për punëtorët e KEK-ut

E publikuar: 02/06/2017 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari për kryeminisër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kanë vizituar termocentralin Kosova A, në Obili, njofton Klan Kosova.

Ata vizituan dhomat e punës si dhe qendrat e komandës së tërë termocentralit. Pas vizitës, në një prononcim për media Ramush Haradinaj ka thënë se më nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe ka premtuar se sektori i energjisë do të jetë prioritet.

Ndërkohë, Kadri Veseli u ka premtuar rritje pagash prej mbi 100 euro të gjithë punëtorve të KEK-ut, si dhe i ka siguruar se as një nga ta nuk do të largohet nga puna, përkundrazi do të shtohet numri i punëtorëve.