Rrëfimi i sinqertë i Goldit për orientimin në fe dhe largimin nga veset këqija (VIDEO)

E publikuar: 27/05/2017 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është nga artistët më të kërkuar në mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, por për 1 muaj Gold Ag ka pezulluar të gjitha aktivitetet.

Ky është viti i tretë që reperi gjatë muajit të Ramazanit nuk mban asnjë koncert duke iu përkushtuar tërësisht agjërimit.

E kjo nuk ka të bëjë me lodhjen fizike, artisti ka një arsye shumë më të fortë që gjatë këtij muaji nuk këndon.

Ndër të tjera reperi i njohur për Express Rozë tregon se si e kishte jetën shumë vite më parë para se t’i kthehej islamit, ku thotë se nuk ishte aspak e lehtë për të.

Pikërisht sa i përketë orientimit të tij në fe dhe ndryshimit nga Ariani që ishte dikur, ka bërë që artisti të jetë cak i sulmeve të ndryshme edhe nga persona të njohur të skenës.

Përse ka vendosur Gold AG t’i ndërpresë të gjitha koncertet për muajin e shenjtë të Ramazanit, si ishte jeta e tij para se t’i kthehej islamit dhe çfarë do të shlyente nga e kaluara e tij, përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në videon e mëposhtme të emisionit më të shikuar në vend, Express Rozë.