Pushteti në funksion të fushatës

E publikuar: 13/05/2017 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rënia e Qeverisë nëpërmjet mocionit e as shpërndarja e Kuvendit nuk ua ka hequr pushtetin dhe asetet shtetërore njerëzve të PDK-së e të LDK-së.
Veturat zyrtare shihen në aktivitete partiake të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, nga pozitat zyrtare që janë duke i ushtruar, zyrtarë të këtyre subjekteve që ishin në koalicion po marrin vendime të mëdha për qëllime elektorale.

Këtë po e bëjnë duke shfrytëzuar mungesën e ndonjë norme kushtetuese e ligjore për t’ua kufizuar mandatin anëtarëve të Kabinetit qeveritar dhe atyre të Kryesisë së Kuvendit, të cilët, pas rrëzimit të Qeverisë dhe shpërndarjes së Kuvendit, ushtrojnë funksionet deri në formimin e institucioneve të reja.