Abrashi: Demarkacioni në Qeveri dhe Kuvend pas mocionit

E publikuar: 08/05/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje minuta më parë.

Ministri Arban Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Arban Abrashi ka thënë se demarkacioni në Qeveri dhe Kuvend do të shkojë pas ditës së mërkurë, njofton Klan Kosova.

“Ka qene një takim joformal me disa prej anëtarëve të kryesisë, për një diskutim që ka ndodhur sot”.

“Ka pas një diskutim mes partnereve të koalicionit sot gjatë ditës dhe çështja e demarkacionit do të paraqitet në qeveri dhe kuvend pas të mërkurës”, ka pohuar Abrashi.

Ai ka treguar se demarkacioni do të sillet në Kuvend, pas mocionit.

“Pas mocionit, pasi besojmë që ai nuk do të kalojë.”.

“Me rëndësi që të mjeken vizat dhe qytetarët të udhëtojnë lirshëm pas 90 ditëve”, ka theksuar Abrashi.