Shikojeni si reagojnë britanikët kur dëgjojnë Era Istrefin, Noizy-n dhe Encën (VIDEO)

E publikuar: 06/04/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarët Noizy dhe Enca dhe Era Istrefi janë këngëtarët më të suksesshëm të skenës shqiptare, ndërsa kjo e fundit  ka depërtuar fuqishëm edhe në skenën ndërkombëtare  rreth një vit më parë, shkruan syri.net.

Së fundit gjë grup të rinjsh nga Britania kanë zgjedhur Era Istrefin, Noizy-n dhe Encën nga Shqipëria për t’i komentuar dhe, në fakt, komentet e tyre kanë qenë pozitive. Sidomos për sa i përket melodisë dhe muzikës ata kanë qenë dakord se nëse do të shkonin në “club” patjetër do t’i kërcenin këngët e tyre. Më së shumti ata kanë preferuar “Bon Bon” të Era Istrefit, ndoshta edhe për faktin se kjo këngë është bërë më e njohur jashtë kufijve dhe ata e kanë dëgjuar më shpesh.