Telekomi akuzon për monopol IPKO-DigitAlb-in, insiston në hetimin nga Autoriteti i Konkurrencës

E publikuar: 22/03/2017 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka më shumë se dy vite që Telekomi i Kosovës ka kërkuar hetim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me Marrëveshjen e kompanisë IPKO me DigitAlbin për paketën televizive, por ende nuk ka filluar një hetim për këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, më 10 mars të këtij viti, Telekomi ka bërë edhe një kërkesë, duke kërkuar riinicimin e rastit.

Në kërkesën që gazeta ka siguruar, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës i kërkohet që të vlerësojë kontratën e nënshkruar në mes të dy subjekteve ekonomike, me pretendimin se kontrata në fjalë i ka tiparet e marrëveshjeve të ndaluara nga Ligji për mbrojtjen e konkurrencës dhe si e tillë “pamundëson konkurrencën e shëndoshë mes operatorëve legalë të licencuar në treg”./koha.net/